Si të lexoni fshehurazi mesazhet në WhatsApp dhe Facebook

E mërkurë, 02 Nentor 2016  –  Sakte.net

Komunikimi është bërë shumë më i thjeshtë falë aplikacioneve si “WhatsApp” dhe “Facebook”.

 

Gjatë gjithë kohës miqtë tuaj mund t’ju gjejnë lehtësisht, duke përdorur këto aplikacione, por ndodh që ju të doni t’i shmangni disa biseda.

Njoftimi që tregon se marrësi e ka lexuar mesazhin, bën që ta kemi thuajse e pamundur që të fshihemi, megjithatë ka disa metoda se si mund t’i menaxhojmë këto raste.

“Facebook”-u, “Messenger”-i dhe “WhatsApp”-i i sjellin mesazhet në formë njoftimi, që shfaqet në ekranin e telefonit. Kjo e bën të lehtë që ta lexoni përmbajtjen e tij pa pasur nevojë për ta hapur.

Sigurisht, bëhet fjalë për të lexuar një pjesë të mesazhit, megjithatë shpesh mund të mjaftojë për të kuptuar përmbajtjen.

Gjithashtu, “Airplane mode” ju vjen në ndihmë në raste të tilla. Në momentin që mesazhet që doni të kontrolloni janë në pajisjen tuaj, e vetmja gjë që duhet të bëni është që të parandaloni që tjetri të marrë vesh nëse e keni lexuar ose jo duke përdorur “Airplane mode”.

Duke aktivizuar këtë opsion, nuk do të keni internet në telefon, duke i lejuar kështu vetes që të shihni mesazhin që ka mbërritur pa u njoftuar dërguesi. Kjo funksionon në “WhatsApp” dhe “Facebook Messenger”.

Lini Një Koment