Stoltenberg: Kërkoj fleksibilitet nga Shkupi dhe Athina për zgjidhjen e çështjes së emrit

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg thërret në fleksibilitet në bisedimet për çështjen e emrit të Maqedonisë.Ai është shprehur për kujdes të veçantë në periudhën që vjen, nëse do të arrihet një pajtim ndërmjet palëve.“Më 2008 vendosëm t’i dërgojmë thirrje Maqedonisë, nëse Shkupi e zgjidh çështjen e emrit në një mënyrë të pranueshme nga të dyja palët. Deri tani nuk ishte e mundur të arritja e një zgjidhje.

Shpresoj se nismat e tanishme do të çojnë në një zgjidhje. Qeveria e re në Shkup tregon gatishmëri dhe fleksibilitet…Bëj thirrje për fleksibilitet”, shprehet Stoltenberg.

Lini Një Koment