Një sulm vetëvrasës që kishte cak Ambasadën Amerikane, ka goditur Podgoricën më mëngjesin e sotëm. Në njoftimin e lëshuar nga autoritetet malaziase thuhet se personi ishte vetëvrarë, dhe sulmi dyshohet se ishte kryer me një mjet shpërthyes, shkruan Persikopi.
“Një person i panjohur bëri vetëvrasje me një pajisje shpërthyese. Para kësaj, ai person hodhi një pajisje shpërthyese nga kryqëzimi pranë Qendrës së Sporteve në ambasadën e Shteteve të Bashkuara”, thuhet në njoftim, shkruan Periskopi.
Ndërkohë rasti është konfirmuar edhe nga Ambasada Amerikane, e cila gjithashtu ka udhëzuar qytetarët e saj që jetojnë në Malin e Zi të kenë kujdes.
Më poshtë ju sjellim disa fotografi dhe video nga ngjarja që ka ndodhur sot në Podgoricë./Periskopi/