Tahiri: Mbështes fuqishëm krijimin e një ambienti të sigurt për gazetarët

Qytetarët e mirëninformiuar dhe masmedia e lirë ndihmojnë shoqërinë të shprehim mendimet rreth ushtrimit të pushtetit publik. Kështu ka shkruar në një status në rrjetin social ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, pasi mori pjesë në tryezën e titulluar “Liria e Shprehjes në Kosovë: Sa janë të sigurt gazetarët?”. Që është organizuar nga Insajderi dhe “Demokracia Plus”.

“Një shoqëri demokratike, për nga esenca e vet, dallohet për vlerat themelore si liria e fjalës, liria e mendimit dhe shprehja e lirë, në të gjitha format, përfshirë edhe në kumtimin e lajmit si një agjens i informimit të gjerë të publikut. Liria e shprehjes gjithashtu plotëson një funksion më kritik pasi që qytetarët e mirinformuar dhe masmedia e lirë u jepen mundësi të mjaftueshme për të shqyrtuar dhe shprehur mendimet e tyre rreth asaj se si ushtrohet pushteti publik. Sot, në tryezën e organizuar nga Demokraci Plus në bashkëpunim me Insajderin, theksova se liria e shprehjes kontribuon edhe në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, si dhe keqpërdorimeve të tjera të pozitës publike” ka shkruar Tahiri.

Duke qenë se Kosova gjithmonë ka apsur frymësim praktikat më të mira evropiane, ministri Tahiri ka potencuar se do të punoj në krijimin e një ambienti të sigurt për gazetarët.

“Në politik-bërjen tonë gjithmonë si frymëzim kemi marrë praktikat më të mira evropiane me qëllim që të sigurojmë dhe të ofrojmë kushte më të mira për një gazetari të mirëfillte dhe që gazetarët të ndihen të lirë dhe të sigurt në ushtrimin e profesionit të tyre. Shpreha gatishmërinë dhe  vendosmërinë time personale, por edhe si ministër i Drejtësisë, ta mbështes fuqishëm krijimin e një ambienti të sigurt për gazetarët, një ambient ku mediat do jenë partnerë kyçë në vendosjen e rendit dhe ligjit” ka përfunduar ai.

Lini Një Koment