Të gjithë drejtorët e Shpend Ahmetit duan që Albin Kurti të kandidojë për kryetar të VV – së

Kosova sapo doli nga një garë elektorale ku partitë matën forcat e tyre. Harta e vendbanimeve ndryshoi ngjyra partiake në shumë qytete. Derisa LDK humbi pushtetin në Ferizaj dhe fitoren e morri PDK, kjo e fundit e humbi qytetin e ashtuquajtur “Jerusalemi i PDK’së”, Prizrenin, ku tani e tutje do të qeverisë Vetëvendosje. AAK u rikthye në pushtet në Gjakovë, ndërsa LDK e fitoi me lehtësi edhe një mandat qeverisës në komunat e Pejës dhe Gjilanit. Një prej betejave më të ashpra u zhvilluan në kryeqytet, aty ku Vetëvendosje mëtonte një mandat të dytë, ndërsa LDK synonte të rikthehet. Shpend Ahmeti, kryetari i cili me një diferencë të ngushtë arriti ta fitojë mandatin e dytë u mat me punën e tij katër vjeçare. Siç do të deklaronte edhe vetë, të arriturat e qeverisjes në komunën e Prishtinës ishin rezultat i një pune të palodhshme të drejtorëve të cilëve ua kishte besuar drejtimin e drejtorive të rëndësishme në kryeqytet.

Mirëpo, ende pa filluar edhe zyrtarisht punën si kryetar, në Lëvizjen Vetëvendosje u shpërfaqen ndasitë lidhur me zgjedhjet e brendshme në këtë organizatë politike, e të cilat kulmuan me kundërshtimin e Dardan Molliqajt i cili doli kundër mundësisë së kandidimit të Albin Kurtit në krye të Lëvizjes Vetëvendosje. Një kërkesë e tillë elektrizoi mbështetësit e kësaj partie pasi që ishte në kundërshtim me rregulloret dhe statutin e kësaj partie që ia lejonte çdonjërit që mbledh 500 nënshkrime të kandidojë për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje, si dhe ia lejon të drejtën të udhëheqë deri në dy herë me këtë parti. Të paktën kjo është lënë të nënkuptohet nga vetë drejtorët e komunës së Prishtinës, disa prej të cilëve bartin edhe poste të rëndësishme brenda Lëvizjes Vetëvendosje.

Xhelal Sveçla, Liburn Aliu, Fitore Pacolli, Arbërie Nagavci, Arben Vitia, Hysen Durmishi, Jusuf Thaçi, që të gjithë këta emra të qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, u rreshtuan përkrah të drejtës së Albin Kurtit për të kandiduar edhe për një mandat të dytë në krye të Lëvizjes Vetëvendosje. I përmbajtur un tregua vetëm Dardan Sejdiu. E, derisa kryetari aktual i Vetëvendosjes ka shprehur haptazi ambiciet edhe për një mandat të dytë, Shpend Ahmeti ende nuk është deklaruar haptazi nëse mendon si deejtorët e tij apo përkah kandidaturën dhe mendimin e kryetarit aktual me të cilin ka edhe raporte familjare. Por, një gjë tashmë është e qartë, kërkesa e Dardan Molliqajt që t’i merret e drejta e kandidimit Albin Kurtit dhe përkrahja e Visar Ymerit kanë shkaktuar reagime të ashpra kundërshtuese të strukturave të Lëvizjes Vetëvendosje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme