Sot në lagjen Dardania (te Santea) në Prishtinë ndodhur një përleshje, ku ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri.
“Sot rreth orës 11:30 kemi pranuar një informacion për një përleshje fizike mes disa personave ku ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri”, ka thënë zëdhënësja e Policisë, Florije Ahmeti.
Ahmeti ka thënë për Periskopin se nuk raportohet për të lënduar, dhe aktualisht atje ndodhen edhe njesitet policore të cilat po merren me rastin. /Periskopi