Thaçi: Është e kotë, pa demarkacion s’ka liberalizim të vizave

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi tha sonte se nuk do të ketë liberalizim të vizave pa u definuar çështja e demarkacionit të kufizimit me Malin e Zi.

Ai edhe njëherë ripërsëriti se procesi i demarkimit duhet të përfundojë sa më shpejtë me qëllim që të hapet perspektiva e qytetarëve të Kosovës për lëvizje të lirë, pra sa më shpejtë të ndodhë procesi i liberalizimit të vizave.

“Demarkacion i pres që të përfundojë sa më shpejtë që të jetë e mundur dhe në këtë drejtim të punojë i gjithë spektrin politik. Nuk kemi kohë për të humbur dhe se partnerët tanë presin që ne të procedojmë sa më shpejtë çështjen e demarkacionit”, tha Thaçi në RTK.

Lini Një Koment