Thaçi fton serbët të kthehen në Kosovë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për mediumin online serb ‘Remarker’, ka folur për dialogun, asociacionin, gjykatën speciale dhe për një vizitë të mundshme të presidentit serb në Kosovë.

Por, presidenti kosovar i është përgjigjur gazetares serbe edhe për kthimin e serbëve të larguar nga Kosova. Ai i ka ftuar të gjithë ata të kthehen në Kosovë, shkruan gazetametro.net.

‘Unë ftoj të gjithë serbët që janë larguiar nga Kosova që të kthehen dhe të jetojnë në shtëpitë e tuyre. Ne do të bëjmë gjithçka sa i përket pushtetit tonë politik për t’i akomoduar serbët dhe t’i integrojmë në shoqërinë kosovare’, ka thënë Thaçi.

Ndërkaq, Thaçi për ardhjes së serbëve në Kosovë, ka shprehur gatishmëri ta pres edhe presidentit serb, Aleksandar Vucic. Ai ka thënë se Vucic ka ‘gjithmonë ftesë të hapur për të vizituar Prishtinën’.

I pari i Kosovës ka folur për dialogun me Serbinë dhe përfshirjen e Amerikës në të.

‘Dialogu është duke hyrë në një fazë të re dhe Federica Mogerinit i nevojitet një mbështetje shtesë, prandaj është e nevojshme që Amerika të luajë rolin e saj në këtë proces,” tha Thaçi për portalin ‘Remarker’.

Ndërkohë, Thaçi ka thënë po ashtu se Asociacioni i Komunave Serbe duhet të bëhet sa më shpejt në përputhje me ligjet e Kosovës.

Ndër të tjera, Thaçi ka folur edhe për Gjykatën Speciale, duke thënë se themelimi i saj ishte i papëlqyeshëm në Kosovë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme