Thaçi për rastin Rikallo: Janë organet e drejtësisë ato që duhet të merren me të, e jo njerëzit e politikës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për televizionin publik, deklaroi se për të gjitha dyshimet për krime duhet të merren organet përgjegjëse.

Duke folur për rastin e ministrit serb të Bujqësisë, Nenad Rikallo, Thaçi tha se ky ministër do të ishte në këtë post edhe në koalicionet tjera qeveritare dhe theksoi se nuk duhet që dikush të etiketohet si kriminel nga njerëzit e politikës, transmeton Koha.net.

“Janë organet kompetente ato që dhanë vendimet e tyre, që zhvillojnë procesin hetimor… është hetuesia, është prokuroria dhe janë gjykatat”, shtoi Thaçi.

Lini Një Koment