Thaçi takon Johnsonin, pajtohen për vazhdimin e dialogut me Serbinë

Pas promovimit të librit të vet, të shkruar me pagesë nga gazetarët Roger Boys dhe Suzy Jagger, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Britanisë, Boris Johnsonin.

Thaçi që ndodhet në Londër për të promovuar librin që nuk e ka shkruar vet “New State, Modern Stateman”, me Johnsonin është pajtuar se vazhdimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është mënyra e vetme e zgjidhjes së problemeve.

“Me sekretarin Johnson biseduam rreth zhvillimeve aktuale në Kosovë dhe rajon, me theks të veçantë për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Thaçi.

Është mendim i përbashkët që dialogu është e vetmja formë e zgjidhjes së problemeve, si kusht për perspektivën evropiane të dy vendeve”, ka shtuar ai.

Lini Një Koment