The New York Times: A po rrezikohet e gjithë bota pas sulmit të sotëm ndaj Sirisë?

Shtetet e Bashkuara të Amerikës për herë të dytë brenda këtij viti lëshuan raketat që përplasën objektivat ushtarake të shteti sirian.

SHBA, Britania e Madhe dhe Franca mëngjesin e sotëm i nisën sulmet ajrorë në Siri, duke synuar pikat në të cilat u lëshuan armë kimike pak ditë më parë në qytetin e Doumës.

Sulmet e sotme goditën Sirinë para agimit me shpërthime e zhurma të larta, dhe për këtë zyrtarët amerikanë thanë se ky sulm ishte për të ndëshkuar Sirinë për goditjen me armë kimike që ata bënë ndaj civilëve në Douma.

Por sulmet sotme po përbëjnë rrezikun e tërheqjes së Shteteve të Bashkuara edhe më thellë në konfliktin sirian për të cilin Rusia dhe Irani e paralajmëruan presidentin Trump që të mos ndërhynin në këto pika, raporton The New York Times.

Ajatollah Ali Khamenei, udhëheqësi suprem i Iranit, i quajti sulmet “një krim” dhe krerët e Shteteve të Bashkuara, Francës dhe Britanisë “kriminelë”.

Irani dhe Rusia kanë zgjeruar shtrirjen e tyre ushtarake. Rusia ka një prani në shumicën e bazave ushtarake siriane dhe forca e saj ajrore ka qenë thelbësore për përparimet e fundit të zotit Assad.

Irani ka përdorur kaosin e luftës për të forcuar autoritetet e saj për të penguar dhe ndoshta duke u përballur me Izraelin.

Shtetet e Bashkuara ende kanë rreth 2,000 trupa në Sirinë lindore duke punuar me autoritete të udhëhequra nga kurdët për të luftuar xhihadistët e Shtetit Islamik.

Lini Një Koment