Tillerson: SHBA e vetëdijshme për rrezikun turk në Siri

Shtetet e Bashkuara janë “shumë të vetëdijshme” për rrezikun e sigurisë që paraqet Turqia, tha sekretari i SHBA-së Rex Tillerson më 13 shkurt, para se ta vizitojë këtë javë shtetin turk. Ai shtoi se SHBA mbetet e shqetësuar mbi ngjarjet e fundit që janë duke ndodhur në veriperëndim të Sirisë.

Fundi i operacioneve luftarake kundër Shtetit Islamik, Irakut dhe Levantit (ISIL) nuk do të thotë se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj kanë arritur një humbje kundrejt grupit militant, tha Tillerson, raporton “Hurriyet”, transmeton Periskopi.

Duke folur në një takim në Kuwait të koalicionit global kundër ISIL-it, ai gjithashtu shtoi se Washingtoni ka vendosur të sigurojë një shtesë prej 200 milion dollarë në ndihmë për të stabilizuar zonat e çliruara në Siri./Periskopi/

Lini Një Koment