Todorov: Krasniqi është në burg, Sejdiu duhet të kthehet brenda dy javëve

Drejtori i burgut të Shtipit, Miki Todorov, ku janë duke e vuajtur dënimin të burgosurit Agim Krasniqi dhe Bajrush Sejdiu, deklaron se asnjëri prej tyre nuk do të lirohet.

Todorov ka deklaruar se Krasniqi është liruara gjatë fundjavës por se tashmë është kthyer në burg dhe se Sejdiu ka një lutje për ndërprerje dhe brenda dy javësh duhet të kthehet në qeli.

“I dënuari Agim Krasniqi u lirua me leje për fundjavë dhe ai është kthyer në burg në terminin e specifikuar. I dënuari Bajrush Sejdiu është liruar për shkak të shëndetit të dobët të gruas së tij dhe kishte paraqitur një kërkesë për ndërprerjen e vuajtjes së dënimit burg për këtë periudhë kohore. Kërkesa është pranuar dhe Sejdiut i është lejuar që të lirohet nga data 18 shtator deri me 4 tetor, dhe pas kësaj date ai duhet të kthehet sërish në burg “, ka deklaruar Miki Todorov, drejtor i burgut në Shtip.

Agim Krasniqi, sipas të dhënave të Gjykatës Themelore Shkupit 1 është dënuar me 6 vjet burg për terrorizëm, ku periudha prej 4 vjetësh është shqiptuar për për krime të rënda kundër sigurisë së përgjithshme, ndërsa dy vjet e gjysmë sërish për krime të ngjashme.

Bajrush Sejdiu është i njohur për publikun si shef i duhanit i Kumanovës për shkak të prodhimit të cigareve të falsifikuara. Kumanovari u dënua me 12 vjet burg ku u akuzua për pastrim parash dhe dhunë./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme