Tronditet sërish Vlora, plagoset me armë një person

Një tjetër ngjrje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës, ku sot pasdite janë dëgjuar të shtëna me armë dhe për pasojë është plagosur një person. Policia thotë se gjarja ka ndodhur në lagjen “29 Nëntori”. Nga mbërritja e policisë, rezultoi se një person kishte mbetur i plagosur. Ai është transportuar për në spitalin Rajonal të Vlorës. Ndërkohë policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e ngjarjes, si dhe zbulimin e autorëve të dyshuar të plagosjes.

Lini Një Koment