Trump e shkarkoi Tillersonin një ditë pasi ky i fundit e akuzoi Rusinë të përfshirë në helmimin në Salisbury

Sot presidenti i Shteteve të Bashkuara njoftoi se e kishte shkarkuar sekretarin e shtetit Rex Tillersonin, duke e zëvendësuar me kreun e deritashëm të CIA-s Mike Pompeon.

Ky lajm dramatik vjen vetëm një ditë pasi Rex Tillerson kishte thënë se ishte e qartë se ish-spiuni rus që jetonte në Mbretërinë e Bashkuar ishte helmuar nga Kremlini, dhe madje kishte premtuar se ky sulm nuk do të kalonte pa pasoja.

Z.Tillerson kishte thënë se nuk e dinte nëse qeveria ruse kishte dijeni rreth helmimit, që e la agjentin e dyfishtë rus Sergei Skripal bashkë me vajzën Yulia, në gjendje kritike këtë muaj.

Por ai tha që helmi i përdorur ishte i njohur për ShBA-të, dhe që nuk ekzistonte askund tjetër veç Rusisë. Substanca – kishte thënë ai – gjendet vetëm mes pak njerëzve në Rusi”.

Ai kishte folur me telefon me Sekretarin e jashtëm britanik Boris Johnson të hënën.

Ai nuk specifikoi se çfarë pasojash do të pësonte Rusia, por është e qartë se pasojën e hëngri vetë – ndoshta për shkak të kësaj deklarate të fuqishme.

Ndërkohë që fushata e Trumpit vazhdon të hetohet për lidhjet e saj me Rusinë, nga prokurori special Mueller. /Periskopi

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme