Uria nervoze, si ta luftojmë

Ankthi për ushqimin është një nga pengesat më të mëdha për ata që duan të ndjekin një dietë dobësimi. Uria nervoze mund të jetë një nga motivet që ne nuk arrijmë rezultatet e duhura.

Për ta luftuar duhen disa bëjën zgjedhje jo të duhura ushqimore dhe përfundojnë duke marrë më shumë kalori se sa duhen.

Pra, metabolizmni ngadalësohet dhe edhe pse adoptohen të tjera zakone, trupi redukton kapacitetin për të djegur yndyrna.

Lajm i mirë është që është e mundur të arrini në mënyrë natyrale për të luftuar urinë nervoze.

Pini shumë ujë
Konsumi i përditshëm i lëngjeve të shëndetshme ndihmon hidratimin e trupit dhe është i nevojshëm për një proces optimal të eleminimit të toksinave.

Këto pije zëvendësojnë ato me sheqer, dhe kanë shumë pak kalori, ndihmojnë organizimin të mbetet i hidratuar dhe me plot energji. Niseni ditën me ujë të vakët dhe limon dhe gjatë ditës pini mes 6 dhe 8 gota ujë. Pini lëngje frutash natyrale, në vend të pijeve të gazuara apo të sheqerosura.

Aktiviteti fizik
Dhe pse duhet të ushqehemi më shumë kur bëjmë aktivitet fizik, është thelbësore të dimë se kjo sjellje është një mbështetje e mirë për të luftuar urinë nervoze.

Kjo ndodh sepse lirimi i endorfinës, hormonit që kontrollon ankthin, stresin dhe emocionet e tjera që ndryshojnë mirëqenien tonë. Sugjerimet për këtë janë bëni të paktën 30 minuta aktivitet fizik në ditë, dhe evitoni kombinimin e ushtrimeve kardio me ushtrimet e forcës.

Pesë vakte në ditë
Të ndjekësh një dietë të shëndetshme nuk do të thotë të vdesësh urie apo të zvogëlosh vaktet kryesore. Për të mos rënë në tundim, ideale është të kesh pese apo gjashtë vakte në ditë.

Pra, në vend të 3 vakteve të bollshme, shpërndajeni në 5 vakte në ditë. Zgjidhni ushqime të shëndetshme me pak kalori. Evitoni shmangien e vakteve, pasi mund tju sjellin më shumë uri në orët e ardhshme.

Përfshini Omega3
Ushqimet që kanë acide yndyrore Omega 3, kanë përfitime interesante për ata që duan të luftojnë urinë nervoze. Këto yndyrna të shëndetshme përmirësojnë shëndetin kardiovaskular, reduktojnë inflamacionin, dhe për pasojë bëhen pjesë e cikleve metabolike.
Përthithja e tyre rrit sekretimin e serotoninës, një neurotransmetues që frenon ankthin. Nga ana tjetër këto ushqime kanë dhe vitaminën komplekse B, e nevojshme për të rregulluar aktivitetin e sistemit nervor. Konsumoni të paktën 2-3 racione peshk në javë. Kur keni uri hani fruta të thata apo arra. Këta ushqyes i gjeni dhe tek brokoli, vaji i ullit dhe lakra.

Uria nervoze nuk ju lë të bini në peshë? Bashkoni forcat dhe vullnetin dhe kijini parasysh këto këshilla.

Lini Një Koment