Ushtarët izraelitë e përdorin një palestinez si shenjë për të gjuajtur me snajper

Snajperi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit [IDF] e kishte gjuajtur një palestinez duke e parë si ‘shenjë praktike të qitjes’ ndërsa ushtarët e tjerë po i gëzoheshin kësaj. Kamel Hawwash i Fushatës së Solidaritetit Palestinez i tha RT-së, se ky ishte një incident “jonjerëzor” – përcjell Periskopi.

“Ishte një akt i një praktikimi me qitje, sepse gëzimi i ushtarëve tjerë ishte krejtësisht johuman dhe i tmerrshëm,” tha akademiku Hawwash.

Ai shkoi më tej duke e përshkruar disproporcionin në sasinë e fuqisë mes dy palëve. “Kjo iu tregon diferencën – në njërën anë keni ushtarët e armatosur rëndë dhe në anën tjetër krejt çka keni janë protestuesit që mund ta kishin në dorë ndonjë gur për ta gjuajtur nga shumë shumë larg. Kjo as nuk do ta dëmtonte mbrojtjen e tyre, madje as nuk do ta godiste ndonjë ushtar.”

Ky snajperist është gjetur i pafajshëm nga një intervistim fillestar nga Forcat e Mbrojtjes së Izraelit. Megjithatë, ushtria tha se ata të cilët iu gëzuan dhe e filmuan incidentin do të përballen me dëgjesa disiplinare. /Periskopi

Lini Një Koment