Valdrin Lluka, Qeveria dhe Termocentrali “KOSOVO e RE”- Krimi me i madh ekonomik me pasoja 60 vjecare.

Haki Abazi

Ajo qe keni publikuar sot eshte marreveshje mashtrimi, kunder zhvillimit ekonomik te vendit dhe keni treguar qe ju si Minister dhe Qeveri ne te cilin beni pjese jeni injorant, joprofesional dhe nuk keni aspak njohuri. Ju ne fakt jeni duke shkaterruar te ardhmen e nje vendi te vogel dhe ne asnje menyre nuk jeni te percaktuar per Integrime Rajonale dhe Evropiane ashtu siq flisni. Ju jeni bere peng dhe bashkepunetore te Klanit PRONTO.

Ne anen emocionale/ njerezore, ju sot keni konfirmuar qe ketij femiju 10 Vjecar, per ditelindje i keni dhuruar nje torte te zeze prej QYMYRI. Paramendojeni nese vajza jote ose femiju i kujtedo ne qeveri do te merrte nje torte, dhurate te zeze, plot helm, ne dhjetevejtorin e pare te jetes dhe qe do te duhet te jetoje me te plot 60 vite. Ju garantoj qe ardhmeria e atij femiju do te jete zeze, e mbuluar me pluhur, e shkretuar, me mushkeri te demtuara dhe trurin e pazhvilluar per shak te perberjes se grimcave helmuese dhe ndoteseve tjere.

Nga ana shendetit publik: Ne kemi nje trup/ organizem energjetik ne Kosove qe ka humbje te energjise nga te gjitha anet. Kjo humbje mund te krahasohet me nje trup qe ka rrjedhje gjaku dhe ju ne vend se te sheroni pjeset ku gjaku po humbet, ju po tentoni te vendosni edhe nje zemer tjeter per te pompuar gjak edhe me tutje. Ky intervenim eshte i pamenqur dhe e dergon trupin ne vdekje te pakthim.

Nga ana teknike dhe mjedisore: Ju ne konference per shtyp, hapur e keni thene qe duhet te siguroni ujin per ftohjen e turbinave; cilin uje, prej nga vjen ai uje, cka ju ben farmereve ai uje, a mund te merrni uje nga Ujmani qe me dialog ju keni dhene nen mbikqyrje qeverise se Serbise. Po ashtu ju jeni garantues te sigurimit te thengjillit, qe do te thote exproprimin te tokave te banoreve qe perveq qe duhet larguar banore, ju duhet te shkatrroni tokat pjellore, biodiversitetin e vendit dhe do hapni gropa te zeza per 60 vitet e ardheshme dhe jeni te obliguar te managjoni materiet e rrezikshem te liruara. Duke qene se jeni Minisiter i Ekonomise do te duhej te kuptoni qe fjalia juaj se Qeveria E Kosoves nuk ka obligime financiare eshte absolutisht e pavertet. Uji, toka, zhvendosja, ndertimi i vendbanimeve, kompensimi, mengagjimi pluhurit dhe kemikaljeve te rrezikshme, dhe detyrimi per te blere te gjithe energjine e prodhuar edhe athere kur nuk ju duhet, perveq se eshte kosto financiare eshte projeksion qe e deshton/ aborton Kosoven B, perjashton investimet ne energji te ripertritshme, perjashton linjen e transmisionit me Shqiperine dhe krijon situate ku eficienca eshte kunderproduktive ndaj marreveshjes per blerjen e obliguar te energjise se prodhuar nga ky Termocentral. Aq me teper ju jeni munduar qe me fjale te pergjithesuara dhe pa kuptim te mbani te mshehur faktin se i gjithe investimi ne fakt eshte barre ne konsumatorin dhe qytetarin e Kosoves. E para se qytetari i Kosoves nepermejt taksave do te paguaj gjitha kushtet qe duhet plotesuar qeveria e Kosoves, zhvendosjen, perpunimine thengjillit, sigurimin e ujit dhe gjitahshtu do te paguaj kostot e shendetit publik per 60 vitet e ardheshme qe jane me shume spitale dhe sherime jasht shtetit. Ne anen tjeter fatura e energjise do te kete rritje inkrementale qe do te arrije ne nivelin e 50% ne minimum. Ju duhet te tregoni qytetareve se per cfare kohe te kthimit te investimit behet fjale dhe se si ajo kosto do te perfshihet ne fature. Ju mendoni se ne jemi idiot dhe mendoni se nuk kuptojme qe askush nuk investion kapitalin privat pa llogarine e plote te fitimit dhe nxjerrjes se investimit primar para doerezimit te asetit ne prone te dikuj tjeter. Dhe meqe askush nuk do ta blej ata do ta lene kete “kopil” tek dera e qeversie. Sigurisht ju nuk do te jeni aty ne ate kohe.

Per kend punoni ju sespe ketu nuk ka logjike ekonomike e as mbrojtje te interesit te publikut, ketu matematika eshte qe ju keni bere nje krim te rende ekonomik.I vetmi aresyetim per vendimin tuaj eshte qe vertet ju duhet pluhur per te ju hedhur qytetareve syve qe te mos shohin se cfare jeni duke bere. Ne cilindo vend te botes Kryeprokurori do te fillonte procesin gjyqesor sepse ju bashke me Besim Beqaj, Blernad Stavilevcin keni shkelur te gjitha procedurat perfshire edhe ligjin per prokurim publik dhe ligjet per mjedisin por edhe keni demtuar shtetin ne nivelin qe konsiderohet shkelje kushtetuese.

Ajo qe keni thene dhe eshte ne marreveshje, qe poashtu eshte shume e rrezikshme qe kontraktori i ka bere kontratat siq ka dashur vet dhe prej ju kerkon “qymyr te qualitetit te caktuar dhe uje te kualitetit te caktuar” qe do te thote se ju do te merreni me tharjen e qymyrit dhe me pastrimine ujit per te realizuar funksinimin e Termocentrailit ne koeficientin e eeficences se garantuar. Ky eshte shume problem i madh, jo vetem per nga ana financiare direkte por edhe per justifikimet nga gjuah juridike qe krijon hapesire per investitorin me kerku nga Qeveria dhe buxheti i shtetit fonde shtese gjate gjithe kohes per shkak se Qeveria do te deshtoje ne vazhdimesi ne plotesimin e kushteve te parapra me marreveshje.

Te gjitha keto edhe shume pyetje tjera do te duhej te pergjigjen paraprakisht ne Vleresimin e Impaktit Mjedisor, Social qe Banka Boterore dhe Qeverite e Kosoves qe 15 vite kane shpezuar me dhjetra miliona Euro dhe nuk ekane kryer asnjehre. natyrosht qe moskryerja eshte akt poltik sepse ky process dhe dokumenti do te tregonte se sa i pakuptimit ekonomikisht, financiarisht, cfare demi do te shkaktonte ne shendetin publik dhe cfare kosto ne shkaterrimin dhe degradimin e mjedisit do te kete. Meqe jemi ketu. Pyetja eshte ku ishte Banka Boterore sot, pse nuk ishte prezent dhe a keni grancion te BB, a ka pasur vendim te bordit te Bankes Boterore per te perkrahur kete Termocentral ” KOSOVO e Re”. Kontraktori nuk eshte Amerikan, kompania eshte e regjistruar ne Luxemburg, dhe kjo eshte ceshtje ne vehte dhe nje deshmi me shume se per cfare behet fjale.

Krejt ne fund: e di qe ne publik Besim Beqaj, Blerand Stavilevci, Ilir Deda dhe njerez te tjere kane propaganduar qe une jam kunder Termocentralit “Kosova e Re” per shkak se paskam investime ne teknologjine e enregjsie se ripertritshme. Deklarohem publikisht qe kurr nuk kam pasur dhe as sot nuk kam asnje interes personal e as interest te dikujt tjeter e as nje lidhje me asnje lloj investimi te cfaredoshem ne Kosove apo kudo tjeter.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme