Vasili: Policia rrëmben njerëzit në mes të natës dhe prokuroria i bekon këto veprime të poshtra

Deputeti i LSI, Petrit Vasili, në profilin  e tij në Facebook ka bërë një reagim në lidhje me arrestimin e kuksianëve, ai shprehet që duke nisur nga sonte prokuroria është nën akuza për rrethimin në orët e vona të natës të qytetarëve kuksianë.

Në statusin e tij Vasili është shprehur:

Prokuroria është nga sonte nën akuzë për rrëmbimin natën të qytetarëve kuksianë.

Prokuroria është nga sot nën akuzë pas publikimit pamjeve të arrestimit të qytetarëve kuksianë në mes të natës.
Kam ditë të tëra që ngre me force një dhunim të tillë shumë të rëndë të ligjit.

Postimi i plotë:

Prokuroria eshte nga sonte nen akuze per rrembimin naten te qytetareve kuksiane.

Prokuroria eshte nga sot nen akuze pas publikimit pamjeve te arrestimit te qytetareve kuksiane ne mes te nates.
Kam dite te tera qe ngre me force nje dhunim te tille shume te rende te ligjit.
I kam bere thirrje publike prokurorise te hetoje.
Prokuroria ka heshtur.
Pamjet e bera publike ne Fax Neës nga avokati Altin Goxhaj e ka kthyer sot prokurorine ne te akuzuaren e madhe pasi me mosveprimet e saj ka lejuar e ligjeruar shkelje flagrante te ligjit dhe falsifikime monstruoze te dokumentave te denja per nje shtet banditesh.
Prokuroria e pergjithshme e komanduar nga zyrat e kryeministrise ka treguar publikisht kapjen e saj te plote ajo tashme thjesht nje mashe e mjere ne duart e qeverise.
Populli eshte i detyruar ta zgjidhe ai dhe askush tjeter kete moment kritik kur policia rremben njerezit ne mes te nates dhe prokuroria i bekon keto veprime te poshtra.

Lini Një Koment