Vazhdojnë problemet pas vrasjes së Ivanovic’it, dorëhiqet gjyqtari serb

Kryetari i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Nikolla Kabashic, ka dhënë dorëheqje sot nga kjo pozitë.

Akoma nuk është e qartë arsyeja e dorëheqjes, por raporeoht se dorëheqja e tij ndërlidhet me hetimet që po zhvillohen në rastin e vrasjes së Oliver Ivanovic, shkruan gazetametro.net.

Burime të KP thonë se dorëheqja ka ardhur pas përplasjes së tij dhe kryeprokurorit pas arrestimit të dy policëve që dyshohen se kanë fshehur provat me rastin e vrasjes së Ivanovicit.

Kontakti me kryetarin e dorëhequr të gjykatës ka qenë i pamundur, mirëpo për këtë është kontaktuar nënkryetari Ali Kutllovci, i cili nuk e ka konfirmuar dorëheqjen.

Këto ‘ndërlikime’ në rastin e vrasjes së Ivanovic’it po vijnë pasi ditë më parë u arrestuan dy policë në veri mbi dyshimin për fshehje të provave, të cilët u liruan më pas.

Lini Një Koment