Vëllai rreh me shufër metalike vëllanë në Podujevë

Policia ka arrestuar një të dyshuar pasi i njëjti ka sulmuar me shufër metalike vëllanë e tij, gjatë ditës së djeshme në Podujevë. Viktima ka pësuar lëndime trupore për çka ka pranuar ndihmë mjekësore në QKUK

Ndërsa, i dyshuari është dërguar në mbajtje, njofton Policia, transmeton Gazeta Express.

Njoftimi i plotë i policisë nga raporti 24 orësh:

Podujevë 11.04.2018-14:13. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht me shufër metali vëllain e tij viktimën mashkull K-Shqiptar. Viktima është dërguar në QKUK, ku me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje.

 

Lini Një Koment