Vendi magjik ku çifti kaloi Shën Valentinin: Gjiko si Romeo

Pothuajse të gjithë personazhet e famshëm Vip këtë Shën Valentin i patëm në qendër të vëmendjes pasi të gjithë janë munduar kush më shumë e kush më pak të na tregojnë idetë e tyre unike për të festuar.


Por si mund të mungonte dyshja Elita Rudi dhe Gjiko, ku mesa duket kjo festë do të ngelet gjatë në kujtesën e të dyve pasi kanë vendosur ta festojnë në një mënyrë krejt unike.

Ndryshe nga shumë të tjerë Elita dhe Gjiko kanë zgjudhur ta kalojnë festën në Verona të Italisë, vend simbol i njohur si vendi i dashurisë i përfaqësuar me emrat e Romeos dhe Zhuljetës.

Ka qenë pikërisht Elita ajo e cila e ka zbuluar këtë fakt me anë të një foto të postuar në Instagram e saj.

Çifti shkëmben një puthje e cila si për festën e dashurisë duhet të jetë një nga ato puthjet që të bën më të lumtur më shumë se kurrë.

“Romeo im”, shkruan Elita Rudi në postimin e saj.

Lini Një Koment