Veseli: Këtë javë ratifikohet demarkacioni

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është shprehur i bindur se këtë javë do të ratifikohet demarkacioni me Malin e Zi.

Kryetari i PDK’së Kadri Veseli ka paralajmëruar se këtë javë do të ratifikohet demarkacioni me Malin e Zi.

Në një intervistë për televizionin publik të Kosovës, Veseli tha se janë në biseda intensive dhe se beson se kjo çështje do të përfundojë këtë javë.

“Besoj se do të jetë java vendimtare e përfundimit të dramës së ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi. Është vërtetë një temë e cila është duke i shqetësuar qytetarët. Mund të them vetëm se jemi duke punuar intensivisht do të thoja se gjatë kësaj jave besoj se do ta kemi edhe përfundimin e kësaj drame’, tha Veseli.

“Jemi duke zhvilluar kontakte intensive. Mund të them se që nga java e kaluar kemi kontakte të çdo ditshme me partnerët tanë qoftë nga koalicioni qoftë nga opozita dhe i falënderoj për korrektësinë. Besoj shumë se do të arrijmë konsensusin që ta përfundojmë këtë dramë e cila vërtetë i ka shqetësuar qytetarët edhe është duke i mbajtur të bllokuar”, theksoi Veseli, i pyetur nëse kanë arrit marrëveshje me VV’në apo Listën Serbe.

Ai ka refuzuar të komentojë për mundësinë e mosratifikimit të Demarkacionit gjatë kësaj jave.

“Do të arrihet për arsye se ka një vullnet plebishitar të qytetarëve dhe askush nuk ka drejt t’i mbaj ata të bllokuar’, tha Veseli. /Express/

Lini Një Koment