Veseli: Lista Srpska s’ka vënë kushte për demarkacionin

As ditën kur u tërhoq demarkacioni, e as një javë më pas, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli nuk është në dijeni të ndonjë kushti të vënë nga lista Serbe

Por, ajo që shefi i parlamentit po pretendon se e di mirë është që askush nuk mund të kushtëzojë për asgjë.

Me gjithë turbulencat e krijuara ditëve të fundit, e që kanë të bëjnë me raportet e Listës Srpska me autoritetet e qeverisë dhe shtetit të Kosovës, lista po vlerësohet me kujdes nga kryeparlamentari.

“Lista serbe është e integruar dhe brenda kuvendit janë shumë pozitivë, po ashtu edhe në qeveri”, ka thënë Veseli, njofton Klan Kosova.

Pa treguar nëse do të marrë pjesë në takimin e paralajmëruar me opozitën, nga kryeministri, Veseli ka thënë se demarkacioni i kufirit me Malin e Zi, do të përfundojë.

Sipas kryedeputetit, Kosova duhet t’i ruajë marrëdhëniet e mira me Malin e Zi, e po ashtu edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lini Një Koment