Vetura fluturuese ateron në panairin e Frankfurtit! – (Foto)

Kompania sllovake ‘AeroMobil’ në panairin e veturave në Frankufurt e ka prezantuar prototipin e veturës fluturuese. Automobili AeroMobil 4.0 paraqet versionin e avancuar të prototipit origjinal 1.0, i cili ishte prezantuar qysh në vitin 1990, transmeton Zeri.info.

Image

Dhe prototipi më i ri sjell përmirësime të shumta në krahasim me konceptin 3.0, i cili ka debutuar në vitin 2014. Edhe pse është plotësisht i ri, AeroMobil 4.0 prapë n gjason me prototipat e mëhershëm.

Image

Ai ka fituar shasinë e re të ngjashme me atë që posedon super-vetura e McLaren. Siguria është në nivelin më të lartë, ndërsa përveç airbegëve, aty është edhe parashuta për situata urgjente.

Image

Veturën e lëviz motori me katër cilindra 2.0 litërsh me turbo mbushës, i cili forcën e dërgon në rrotat e përparme përmes sistemit të motorit elektrik. Sistemi i avancuar përmban diferencialin elektronik dhe bartjen adaptuese si dhe njësi digjitale autonome të drejtimit, shkurt FADEC.

Image

Kjo kompani do të filloj të pranoj porositë nga fundi i këtij viti, ndërsa dorëzimet e para priten nga viti 2020. AeroMobil 4.0 pritet të kushtoj 1.5 milionë dollarë./ZERI

Image

Lini Një Koment