Volkswagen prezanton konceptin e modelit T-Prime (Foto)

 

Koncepti i modelit T-Prime nga kompania gjermane e prodhimit të veturave është publikuar së fundmi në mediet që njoftojnë për të rejat e fundit në automobilizëm.

Automobili sportiv dhe luksoz që nuk ka dallim shumë nga pamja e paraardhësve, është më i gjerë dhe më i lartë, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, linjat mjaftë të theksuara, janë bërë për t’ia shtuar aerodinamikën.

Makina 2.0-litra që ka katër cilindra dhe transmision automatik prej tetë shpejtësive, ka edhe një motor elektrik me bateri prej litiumi.

Ky motor ndizet vetëm në rastet, kur ndizet sistemi që japë ‘performancë maksimale’.

Vetura me 375 kuaj fuqi, shpejtësinë nga zero deri në 100 km/h e arrin për gjashtë sekonda, kurse shpejtësia maksimale e saj është 223 kilometra në orë.

Volkswagen prezanton konceptin e modelit T Prime foto 2

Volkswagen prezanton konceptin e modelit T Prime foto 3

Volkswagen prezanton konceptin e modelit T Prime foto 4

Volkswagen prezanton konceptin e modelit T Prime foto 5

 

Lini Një Koment