Vrasja në Pejë, deklarohen familjarët e viktimës: Dorasi ishte i sëmurë psiqik

Familjarë të të ndjerit Idriz Gega i cili mbeti i vrarë nga një incident  në Pejë, përmes një postimi në Facebook, kanë shpjeguar ngjarjen e sotme, ku i plagosur mbeti edhe djali i viktimës.

Sipas tyre, dorasi Fatmir Llonçari kishte tentuar edhe më herët ta vriste Idriz Gegajn mirëpo ishte vërtetuar se ka sëmundje psiqike dhe pas 4 vitesh heqje lirie ishte liruar, transmeton lajmi.net.

“Pas lirimit i pandehuri fillon të nxiste zënka të reja duke e shqetësuar të ndjerin dhe familjen e tij. Familja e të ndjerit e denoncoj disa herë në polici, mirëpo heshjte heshjte nga institucionet shtetërore dhe ja ndodhi fatkeqësia”, shkruan Gazmend Gega.

Ky është postimi i plotë:

Ndodhi ajo e cila edhe u prit!!!

Me datë 10.12.2008, Idriz Gega nga Peja, u sulmua brutalisht me sëpatë në oborrin e shtëpisë nga komshiu i ligë Fatmir Llonçari. Pas seancës gjyqësore i pandehuri për tentim vrasje i cili edhe u vërtetu se ishte i sëmur psiqik, u dënua vetëm me 4 vite heqje lirie dhe prap u leju të jetonte afër shtëpisë së viktimës.

Pas lirimit i pandehuri fillon të nxiste zënka të reja duke e shqetësuar të ndjerin dhe familjen e tij. Familja e të ndjerit e denoncoj disa herë në polici, mirëpo heshjte heshjte nga institucionet shtetërore dhe ja ndodhi fatkeqësia.

Sot rreth orës 15:15, vrasësi prap morri sepatën dhe i bëri të njejtën gjë plakut 82 vjeçar, por kësaj rradhe me fatalitet. Prezent ishin bashkëshortja e të ndjerit dhe nusja e djalit me fëmijë. Ndërkohë erdhi edhe djali i të ndjerit i cili u qëllu me breshëri plumbash nga vrasësi.

Ju lutem të gjithëve, posaqërisht mediat të mos e keqinterpretojn rastin!/Lajmi.net/

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme