Vucic së shpejti të organizojë referendum në Serbi për Kosovën

Presidenti serb, Aleksandar Vucic, mund të organizojë referendum në Serbi për çështjen e Kosovës, raportojnë mediat serbe.

Vucic ka kohë që ka nisur ‘dialogun e brendshëm’ për të propozuar një zgjidhje për Kosovën, transmeton GazetaMetro.net

Pasi të e bëjë publik propozimin e tij përfundimtar në fillim të muajit prill, Vucic pritet të shpallë referedum që do të mbahej më 23 prill, shkruan faqja Srbin.info duke u thirrur në burime të afërta me presidentint serb.

“Presioni i Perëndimit për arritjen e marrëveshjes me të ashtuquajturin shtet të Kosovës vazhdon të rritet, andaj drejtuesit shtetërorë në këtë mënyrë do të ia linin popullit këtë vendim të rëndësishëm. Natyrisht shumëçka do të varet prej asaj se si do të parashtrohet pyetja e referendumit dhe a do të reagojnë për të partitë qeverisëse dhe ato të opozitës”, ka thënë burimi në fjalë

Të martën Vucic pritet të takohet me Nihmës Sekretarin e Shtetit, Wess Mitchel, i cili do të dorëzojë në Beograd ’paketën’ 4 pikëshe, propozim i SHBA’ve për  Kosovën.

 

Lini Një Koment