Vulin akuzon SHBA-në për atentat ndaj Vuçiqit, reagon ashpër ish-ambasadori amerikan

Ish-ambasadori amerikan në Serbi, William Montgomery tha se ishte i befasuar nga deklarata e ministrit serb, Aleksandër Vulin.
Ai tha se ishte i habitur se si Vulin tha se ambasadori i tanishëm amerikan në Serbi, Kyle Scott paraqet kërcënim për sigurinë e kryeministri, Aleksandër Vuçiq. Kjo erdhi pas gjetjes së armëve në afërsi të shtëpisë së familjes së kryeministrit serb.

“Kjo është deklaratë krejtësisht e turpshme dhe unë jam i habitur se ai ministri i kësaj qeverie ka bërë këtë deklaratë”, tha Montgomery, transmeton lajmi.net.

Lexo edhe: Rama për Greqinë: Nesër do t’u kthej përgjigje, iku koha kur na tregonin arat

Sa i përket SHBA-ve, ai tha, se ne besojmë se Serbia është faktor i stabilitetit në rajon dhe gjëja e fundit që ne mund të bëjmë për këtë vend është të rritim paqëndrueshmërinë.

Ai gjithashtu vuri në dukje se, Amerika ka marrëdhënie të mira më Serbinë, dhe se nuk e kupton se si është e mundur të bëhet një deklaratë e tillë.

I pyetur nëse kryeministri Vuçiq duhet të distancohet nga deklarata e Vulinit, Montgomery, tha se nuk dëshiron të ndërhy në punët e brendshme të Serbisë.

“Nuk dua të jap ndonjë këshillë për kryeministrin, ai di të vendos se çfarë duhet të bëjë. Di vetëm që disa individ janë duke bërë një organizim që minohen marrëdhëniet midis Serbisë dhe SHBA-së”, përfundoi Montgomeri.

Aleksandër Vulin kishte deklaruar se Ambasada e SHBA-së në Serbi, paraqet rrezik për sigurinë e  Vuçiqit.

Lini Një Koment