Ymeri: Kosova s’po largohet nga Serbia, po kërcënohet të largohet nga Shqipëria

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka shprehur bindjen se asnjë vendim madhor për Kosovën nuk po e marrim dot pa miratimin e Aleksander Vuçiqit, kryeministër i Serbisë.

“Dialogu në Bruksel dhe produkti politik i tij Lista ‘Srpska’ (si pararojë politike e plotësim emërtimi i konstruktit institucional ‘Zajednica’) po e bëjnë qeverinë e Serbisë faktor vendimmarrës të patejkalueshëm në Kosovë”, ka thënë Ymeri.

Sipas tij, nënshtrimi politik na e pamundëson pavarësimin ekonomik. “Energji elektrike këmbejmë më shumë me Serbinë se sa me Shqipërinë. Mallra më shumë blejmë prej Serbisë se sa prej Shqipërisë. Vendimin për Kodin telefonik për Kosovën, përmes marrëveshjes në Bruksel, regjimi ia lë në dorë tërësisht Serbisë. Policia e Serbisë hyn në territorin e Kosovës kur të dojë”, ka thënë Ymeri. “Në UNESCO nuk na pranuan për shkak të fushatës raciste të Serbisë e dështimit amator të Thaçit. Anëtarësimi në UNESCO do të nënkuptonte ndarje nga Serbia sepse trashëgiminë kulturore e historike e kemi të uzurpuar nga Serbia”, ka shtuar më tej.

Shteti i ndërtuar pas shpalljes së pavarësisë për çdo herë e më shumë po e merr karakterin e një shteti të huaj për qytetarët, sepse për çdo herë e më shumë po largohet nga vullneti i tyre, ka thënë më tej Ymeri.
“Kështu ky shtet nuk po largohet nga Serbia. Kjo është fatkeqësia e parë. Njëkohësisht po kërcënon të na largojë nga Shqipëria. Kjo është fatkeqësia e dytë”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme