Ymeri – Veselit: Pushka top ju bëftë

Kanë vazhduar akuzat dhe kundër akuzat e rënda në Kuvendin e Kosovës. Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka komentuar deklaratat e djeshme të kryeparlamentarit Kadri Veseli, i cili kishte porositur deputetët që të mos e vrasin veten, raporton Koha.net.

“Kjo që ndodhi sot është e papranueshme dhe e patolerueshme. Është shkelje e të drejtave bazike të deputetëve dhe frikë absolute që ai ka. Kadri Veseli pati frikë se ka ndërkombëtar që e shohin e kur ka punë me ndërkombëtar ky frikohet. Çka presim prej këtij njeriu? Kadri Veseli mbrëmë kërcënoi me jetë deputetët e VV-së. Duhesh të përgjigjesh. Vetëvrasje si Dino Asanaj? Po të kishte prokurori ky do të ishte duke u marr në pyetje. Kërcënon me jetë e sot vjen në kuvend si kryetar. Nga këto kërcënime as nuk frikësohemi as nuk ju respektojmë. Pushka top ju bëftë”, ka thënë Ymeri.

I menjëhershëm ishte reagimi i Veselit. Ai bëri thirrje prokurorëve se “është mirë t’i dëgjojë këta trima”.

Lini Një Koment