Zaev apel Ivanovit që të nënshkruajë Ligjin për Gjuhët

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev i ka bërë apel edhe një herë presidentit Ivanov që ta nënshkruajë Ligjin për Gjuhët.

“Ligji tre herë është votuar në Kuvend, dhe me këtë po degradohet dheshkatërrohet funksioni i Kuvendit, ndërsa ne jemi demokraci parlamentare. Nëse ky Ligj hyn në fuqi të gjithë do të shohin se nuk ka asnjë dhimbje në të, por do të heq ngarkesën e një barre që ekziston në shtet nga pavarësia e saj në planin ndëretnik”

” Kështu të relaksuar të gjithë mund t’i përkushtohemi punëve kreative, punëve që janë të rëndësishme njëlloj për të gjithë qytetarët. Paralelisht punojnë dhe punojnë ekspertët juridik brenda partisë nga institucionet por edhe jashtë tyre, nëse gjejnë ndonjë zgjidhje juridiko-formale menjëherë do ta ndajmë me opinionin, por rendi është që të presim që kryetari i shtetit ta
nënshkruaj dekretin”, ka deklaruar Zaev.

Lini Një Koment