Zaev: Një hap na ndan nga jeta për të gjithë në Maqedoni, edhe 37 ditë! (VIDEO)

E premte, 04 Nentor 2016 – Sakte.net   /

Ne krijojmë kushtet e jetesës në Maqedoni. Kemi plan për të jetuar në Maqedoni. Qytetarët të kenë jetë cilësore, njësoj si të gjithë qytetarët në Evropë, për shkak se ju, ne qytetarët e meritojmë atë, dhe atë e meriton Republika e Maqedonisë.

Atë do të sigurojmë së bashku me qytetarët e Maqedonisë, në zgjedhje të ndershme, të rregullta dhe demokratike të cilat duhet të ndodhin në Maqedoni dhe do të ndodhin!

Për këtë kam biseduar sot me të ftuarit e mi, e nderuara Tanja Fajon, deputete në Parlamentin Evropian dhe zëvendës kryetare e Grupit të Aleancës progresive të socialistëve dhe demokratëve në Parlamentin Evropian, si dhe eurodeputeti Knut Flekenshtajn të cilin e takova si raportues për Maqedoni në Parlamentin Evropian .

Të rinjtë tanë po largohen nga vendi ynë për në Europë, në botë, për shkak se ata nuk kanë punë, e dinë dhe mysafirët tanë të cilët janë të pranishëm sot këtu, sepse të rinjtë nuk kanë ekzistencë dhe nuk e shohin të ardhmen këtu.

Kjo është sfida jonë kryesore si qytetarë të ndërgjegjshëm të këtij vendi. Duhet të ketë ndryshime, Maqedonia bën thirrje për ndryshime. Ky është momenti së bashku për të krijuar të tashmen dhe të ardhmen për veten, fëmijët tanë dhe shtetin.

Në këtë proces shumë të rëndësishëm historik, kur luftojmë për të rindërtuar institucionet demokratike, të vëmë në një bazë të shëndetshme themelet e shkatërruara të shtetit në të gjitha bazat, ekonomia, shëndetësia, arsimi, demokracia, drejtësia, me rëndësi të madhe për Maqedoni është të fitojë një Qeveri në zgjedhjet demokratike dhe legjitime.

Miqtë tanë nga Evropa mbështesin përpjekjet për një të ardhme të re, të ndritshme dhe të begatë për Maqedoni, dhe për këtë unë e shpreh mirënjohjen time për Ju zonja Fajon, dhe në emër të qytetarëve të Maqedonisë, gjithsesi të dëshirojmë të përqëndrohemi më të bashkuar drejt qëllimit të përbashkët.

Qëllimi ynë është qytetarët e Maqedonisë për të jetuar mirë. Jemi shumë afër këtij qëllimi, mbetën edhe 37 ditë deri në datën e 11-dhjetorit.

%d0%b7%d0%b0%d0%b5%d0%b2-%d0%ba%d0%bd%d1%83%d1%82%d0%b7%d0%be%d1%80%d0%b0%d0%bd-%d0%b7%d0%b0%d0%b5%d0%b2%d1%81%d1%80%d0%b5%d0%b4%d0%b1%d0%b0

Lini Një Koment