Zafir Berisha e vazhdon me Supremen “luftën” e tij për Prizrenin

Kandidati i Nismës për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha, sot i drejtohet Gjykatës Supreme të Kosovës.

Ai, thotë se do t’i shfrytëzojë të gjitha rrugët ligjore, që të mbrojë të drejtën e tij, për të garuar për kryetar të Prizrenit.

“Beteja politike për Prizren do të vazhdojë në Gjykatën Supreme, sepse PZAP me vendim e saj është në vallen e njëjtë sikurse KQZ”, tregon Berisha, shkruan PrizrenPress.

“Sot, do t’i drejtohem Gjykatës Supreme”, saktëson Berisha, kohën e ankesës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për decertifikimin e 86 kandidatëve për asamble komunale dhe kandidatëve për kryetarë të komunave me 8 vota për 1 abstenim dhe 1 kundër.

Me këtë vendim kandidati i Nisma për Kosovën për kryetar të Prizrenit Zafir Berisha është decertifikuar duke iu pamundësuar gara për të parin e Prizrenit.

Deputeti i mazhorancës thotë se “në këtë vend çdo gjë mundë të ketë, vetëm drejtësi jo!”

“Pavarësisht shantazheve për eliminim politik, si në kohën e komunizmit serbo-sllav të bandave ‘Pronto’ dhe argatëve të tyre ne jemi këtu”, shprehet ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme