Zayn Malik me skena ‘të nxehta’ në klipin e ri muzikor “Let Me”

Zayn Malik ka publikuar klipin e tij më të ri “Let Me”, në të cilin sjell disa skena mjaft ‘të nxehta’.

Ashtu si në këngën e tij “Dusk Till Dawn”, këngëtari 25-vjeçar luan një karakter që duket se është ‘i mbytur’ në një jetë të krimit.

Zayn Malik (Foto: Getty Images)

Në video, Malik shfaqet duke hyrë në një klub teksa shikon një femër ( modelen Sofja Jamora) e cila është duke vallëzuar.

Në fillim, duket sikur të dy nuk e njohin njëri-tjetrin, megjithatë, marrëdhëniet e tyre shpalosen përmes një sërë shikimesh dhe ngacmimesh me sy.

Vazhdimi i klipit sjell edhe skena ‘të nxehta’ të Zayn me modelen e njohur, ku shkëmbejnë puthje e ledhatime të shumta.

Lini Një Koment