Zbulohet Jaguar XE e XF 300 Sport

Jaguar ka zbuluar një çift të modeleve të edicioneve speciale për të shënuar përditësimet e 2019-ës për rangun e saj XE e XF.

Jaguar XE e XF 300 Sport mund të porositen qysh tani, ndërsa dorëzimi i tyre do të fillojë të bëhet gjatë muajit të ardhshëm, transmeton koha.net.

Për shkak se janë modele të reja të edicioneve speciale, Jaguar në dy veturat ka vënë ekranin e madh 10 inç, si dhe pulla të kromuara, tepihë të butë e kamerë për të parë nga pas.

Jaguar XE 300 Sport do të përdorë motorin ekzistues, 2.0 litërsh me katër cilindra turbo që prodhon 296 kuaj fuqi e që bën që kjo veturë shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë ta arrijë për 5.5 sekonda e atë maksimale 250 kilometra në orë.

Ndërsa në XF 300 Sport ofrohet me këtë motor për t’u zgjedhur apo me tjetrin të madhësisë së njëjtë por me naftë V6.

Jaguar ka konfirmuar se XE 300 Sport do të kushtojë 51.500 euro ndërsa ai XF 300 Sport 54 mijë euro

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme