Zbulohet Skoda Octavia i ri 2017 me dizajn e teknologji fantastike [foto]

E mërkurë, 02 Nentor 2016  –  Sakte.net

Skoda Octavia i ri është zbuluar, me një dizajn të freskuar dhe përditësime në interier dhe në sistemet teknologjike për 2017-ën, transmeton koha.net.

Octavia i ri pritet të dalë në shitje në shkurt të vitit 2017, ndërsa do të kushtojë rreth 18 mijë euro, ndërsa ka mekanizmat e njëjtë si të versionit të tanishëm.

Vetura është e bazuar në një nga versionet më të gjata të Volkswagen Group, shasinë MQB dhe ofron një nga kabinat me hapësirë më të madhe të kategorisë estate.
Nga jashtë Octavia i ri ka marrë pamjen e re të Skoda Kadiaq SUV, me mbrojtësin më të madh e më të “mbrehtë”, transmeton koha.net.

Skoda Octavias i janë shtuar edhe disa modele të motorëve për t’u zgjedhur, njëri 1.0 litërsh turbo që prodhon 114 kuaj fuqi tjetri 1.4 litërsh turbo që prodhon 148 kuaj fuqi dhe që të dy janë me benzinë ndërsa ata me diesel janë 1.6 litërsh dhe 2.0 litërsh që prodhojnë të njëjtat kuaj fuqi si ata me benzinë.

Lini Një Koment