Zeka: Zafir Berisha u infektu nga Hashim Thaçi

Deputeti nga radhët e Nismës, Milaim Zeka ka reaguar pas deklaratës së bashkëpartiakut të tij, Zafir Berishës, i cili sot iu drejtua VV-së dhe LDK-së se nëse i bëjnë 60 vota për rrëzimin e Qeverisë, do ta kenë edhe mbështetjen e tij.

Zeka shkruan se Zafir Berisha është ‘infektuar’ nga Hashim Thaçi, për të cilin thotë se çdo veprim e bën duke analizuar raportet personale me dikënd.

Zeka thotë se Berisha nuk e votoi Qeverinë për shkak të ministrit të Kulturës nga PDK, i cili është kandidat për kryetar në Prizren, transmeton Periskopi.

Ja reagimi i plotë i Milaim Zekës:

Zafir Berisha u infektu nga Hashim Thaçi

Prej qe e njohe Hashim Thaçin, nje gje munde ta them me vertetesine me te madhe: Ai çdo veprim te vetin e nise duke analizuar raportet personale me individin, ose fenomenin qe ndodhe rreth tije!

Kolegu im, Zafir Berisha, nuk po bene mire qe luften kunder Qeverise Haradinaj, e ka kthy krejte ne personale.

Qeverine nuk e votoi, jo per shkak te parimeve, po per shkak te ministrit te Kultures, nga radhet e PDK-se, i cili eshte kandidat per kryetar te Prizrenit. Si ka mundesi qe Zafa nuk e voton qeverine, po ama e voton Kadrine?!!

Tash, nuk rrexohet qeveria perinati te Valdete Dakes, as te KQZ-se, qe ja hoqen te drejten Zafes qe te kandidoje per kryetar Prizreni. Une jam komplet kunder ketij vendimi, ama Zafa nuk mundet me thane: “Perinati te nuses, me vdekte djali”!
Ne qeverine munde ta rrexojme vetem nese punon mbrapeshte, dhe kunder interesave te Kosoves!!!
Ky eshte mendimi im si deputet, perndryshe Zafa i dine punet e veta, ama nuk duhet harruar, qe ne kete qeveri eshte edhe NISM-a…

Lini Një Koment