Zemaj: Rikalo po fsheh diçka

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, duke komentuar çështjen e ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikalo, i cili po akuzohet se ka torturuar banorët në kryeqytet, ka thënë se llogaria e vëllait të Rikalos është mbyllur.

“Banorët kanë filluar të hulumtojnë”, ka thënë Zemaj për Klan Kosovën.

Zemaj ka shtuar se foton që ka publikuar ia kanë dërguar banorët dhe se ka edhe fakte të tjera që janë dërguar në Prokurori.

“Unë jam bombarduar me mesazhe nga banorët e lagjes ‘Dardania’ që më kanë thënë se ministri ka qenë i përfshirë në rrahje, por edhe ndoshta në vepra penale. Kur unë e kam publikuar fotografinë, llogaritë në Facebook të ministrit dhe vëllait të tij janë mbyllur, që do të thotë se ata fshehin dicka”, ka thënë ai.

Lini Një Koment