Zëvendëskryeministrja serbe: Kisha të mos i bëjë presion Vuçiqit për Kosovën

Zëvendëskryeministrja e Serbisë, Zorana Mihajloviq, pret nga Kisha ortodokse serbe, që të jetë partnere në dialogun e brendshëm për Kosovën, e jo qysh para fillimit të dialogut të bëjë presion në presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Siç raporton agjencia serbe “Tanjug”, zëvendëskryeministrja serbe, shpreson se faza e re e dialogut për Kosovën, gjatë së cilës Vuçiq do të bisedojë me të gjitha institucionet e rëndësishme dhe individët, do të sjell një politikë të re.

“Në këto bisedime pres që Kisha ortodokse serbe, si mbrojtëse shekullore e popullit dhe kulturës tonë në Kosovë, të jetë partner i mirë dhe me ndikimin e saj të ndihmojë në vendosjen e një lloji të ri të dialogut ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve. Pres që Kisha të mos bëjë presion mbi presidentin Vuçiq para se të fillojë dialogu për Kosovën”, tha Mihajloviq, transmeton Telegrafi.

Zëvendëskryeministrja serbe tha se të gjitha politikat e deritashme kanë sjellur këtë gjendje, që Kosova është gjithnjë e më larg Serbisë.

“Në duhet një politikë e re, e mençur dhe racionale, të cilën do ta zbatojë presidenti Vuçiq dhe Qeveria e Serbisë”, tha ajo.

Lini Një Koment