Zyrtare: KAS merr vendim për Skënderbeun (Foto)

Para pak minutazh, Gjykata e ArbiTrazhit Sportiv në Lozanë (KAS) ka marrë vendimin për t’i rikthyer titullin e sezonit 2015-2016 skuadrës së Skënderbeut

Lajmi është konfirmuar nga klubi korçar nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare.

“FITORE! CAS ka pranuar kërkesën e KF Skënderbeu për të kthyer titullin e sezonit 2015-16 të hequr nga komisioni i etikës, shkruan klubi korçar.

KAS

Pavarësisht se ishte një gjyq mes Skënderbeut dhe FSHF-së, në këtë çështje kishte interes të drejtpërdrejtë edhe Partizani, i cili kërkonte fitimin e titullit kampion në tavolinë.

Ankimimi i çështje së titullit të hequr ishte bërë nga klubi Skëndërbeu në gusht të vitit 2017.

VENDIMI I CAS: 

3911ce9d-2b1f-4a2c-8999-f9ad062b1522

“Pas kërkesës së Skënderbeut kundër vendimit të 23 qershorit 2017 të Komitetit të Etikës të Federatës Shqiptare të Futbollit, CAS vendos anulimin e këtij vendimi”, thuhet në vendimin e Arbitrazhit sportiv.

VENDIMI I KOMISIONIT TË ETIKËS

Në bazë të nenit 17, 18 e vijues të Kodit të Etikës dhe Neneve 16, 68/2, 134 e vijues të Kodit të Disiplinës Sportive, Komisioni i Etikës vendosi:
-Deklarimin fajtor të Klubit Sportiv Skënderbeu për komplotim në influencimin e rezultateve të ndeshjeve në kundërshtim me etikën sportive për sezonin 2015-2016;
-Heqjen e Titullit “Kampion” për sezonin 2015-2016; Dënimin e KS Skënderbeu me gjobë në masën 2.000.000 (dy milion) lekë;
Dënimin e KS Skënderbeu me zbritjen e 12 (dymbëdhjetë) pikëve nga klasifikimi për sezonin 2016-2017; Kundër këtij vendimi, lejohet ankim sipas nenit 18 të Kodit të Etikës.

Lini Një Koment