Zyrtarët e LDK-së tallen me Haradinajn: I japim mirënjohje nëse kufirin e çon në Çakorr

Nëse kryeministri i ri i Kosovës Ramush Haradinaj arrin që ta zgjidh çështjen e Demarkacionit me Malin e Zi, atëherë kreu i AAK-së do të marrë mirënjohje publike nga deputetë të LDK-së.

E i pari që do ta bëjë këtë është Lutfi Haziri. Shkarkimi i Komisionit Shtetëror dhe emërimi i Shpejtim Bulliqit, ish- deputet i LDK’së, në krye të saj, si vendim i parë që e mori Haradinaj, nuk po shihet si një proces që do t’i jap zgjidhje demarkimit me Malin e Zi.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në ditën e parë të punës si shef i ekzekutivit ka shkarkuar Komisionin Shtetëror për Demarkacion, të cilin Murat Meha e drejtoi.

 

Kreu i Qeverisë emëroi njërin nga deputetët më të zëshëm brenda LDK-së që kundërshtonin versionin aktual të Demarkacionit, Shpejtim Bullqin që ky i fundit të krijojë një ekip të ri për demarkimin.

Por njëri nga figurat kyçe të LDK’së Lutfi Haziri nuk po e sheh zgjidhjen e Demarkacionit as pas këtij vendimi të Haradinajt.

Ai tha të premten për Express se nëse kryeministri arrinë që ta ndryshojë qasjen për shënjimin e kufirit me Malin e Zi, atëherë thotë, se kjo do të jetë për çdo lëvdatë.

“E kom thënë edhe niher se tendenca me delegu te një ekspert i LDK-së zgjidhjen e problemit të demarkacionit është ‘triki’ dhe është standard  që nuk ia jep zgjidhjen e problemit demarkimit me Malin e Zi, unë do t’i shprehja mirënjohje publike nëse arrin me ndryshu një ligj të tillë por mos harroni se 50 shtete anëtare të NATO-s këtu përfshire edhe Republikën e Shqipërisë por edhe senatin amerikan e kane ratifikuar një marrëveshje sepse Kosova nuk është llogarit atë kohë problem i ratifikimit”, është shprehur Haziri për Express.

Kryeministri Ramush Haradinaj gjatë mandatit qeverisës të Isa Mustafës insistonte se kufiri është në Çakorr dhe Kullë. Thoshte se me versionin aktual vendi po humb shumë territor.

Por Haziri thekson se nëse Haradinaj arrin të bëjë zgjidhje dhe të dëshmojë të kundërtën qysh edhe e njeh ligji, atëherë kjo sipas nënkryetari të LDK-së, është për çdo lëvdatë.

“Por nuk besoj që ka rrugë të ndryshojë këtë qasje”, përfundoi Haziri.

Megjithatë, kujtojmë se janë bërë dy vjet që nga marrëveshja për Demarkacionin. Gaz lotsjellës e tension në Kuvend e rrugë, ishin zhvillimet kryesore që prodhoi ai nënshkrim.

Zyrtarët e BE’së vazhdimisht kanë deklaruar se Kosova mbeti pa liberalizim të vizave shkaku i mosvotimit të demarkacionit, që ishte kushti kryesor bashkë me luftimin e krimit e korrupsionin.

Lini Një Koment