​CIA mohon përfshirjen në organizimin e protestave në Iran

Shefi i Agjencisë Amerikane të Shërbimit Inteligjent CIA, Mike Pompeo mohoi akuzat për përfshirjen e agjencisë në organizimin e protestave në Iran.

Në një intervistë me Fox, ai tha se kushtet ekonomike, të cilat nuk janë të mira në Iran, i kanë shtyrë njerëzit të dalin në rrugë për të protestuar.

Ai po ashtu ka vlerësuar se gjatë ditëve në vijim, do të ketë më shumë arrestime të dhunshme.