​Google do t’i jap fund projektit të Pentagonit për Inteligjencë Artificiale

Kompania “Google” nuk do të ripërtërijë kontratën me Pentagonin sa I përket prodhimit të përmbajtjes për inteligjencë artificiale.

Vendimi i kompanisë po ndeshet me kundërshtime të ashpra.

Një numër i punëtoreve të kompanisë kanë dhëne dorëheqje si shenjë proteste për të marrë pjesë në projektin e Pentagonit, si pasojë e dëmit që ata mendojnë se po shkaktohet me inteligjencën artificiale.

Deri më tani9 nuk ka deklaratë zyrtare nga kompania “Google” megjithatë burime të “The Guardian” kanë treguar për ngjarjen.

Sipas burimeve brenda kësaj kompanie, që citohen nga “The Guardian”, drejtoresha ekzekutive Diane Greene i ka thënë stafit të premten që nuk do të ketë ripërtërije të kontratës me Pentagonin, pas skadimit të saj që ndodhi në marsin e këtij viti.

Megjithatë Kate Conger, një gazetare që mbulon zhvillimet në teknologji ki ka thënë BBC-së që nuk është e vërtet6ë se Google e ka ndaluar projektin për “inteligjencën artificiale”.

Vlera e kontratës është raportuar te jetë diku 10 milion dollarë amerikan.

Lini Një Koment