​Kërkohet arrestimi i 100 personave për drogë dhe vrasje

Autoritetet e Porto Rikos kanë arrestuar sot më shumë se 20 persona, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në trafik droge dhe në 30 vrasje.

Po ashtu autoritetet kanë lëshuar urdhër-arreste për më shumë se 100 të dyshuar. Veç të arrestuarve, edhe 48 të dyshuar janë në Porto Riko, 24 në SHBA dhe një në Republikën Domenikane, raporton AP.