​Klinton përballë Trumpit

Sakte.net / e Hënë 26 Shtator 2016 / 09:22

Sonte do të mbahet debati i parë presidencial në SHBA, në mes të kandidatëve në garë për president, Hillary Klinton nga demokratët dhe Donald Trump nga republikanët.

Ky debat është mirëpritur nga miliona shikues, të cilët më shumë do t’i kushtojnë vëmendje mënyrës së reagimit të kandidatëve, përballë njëri tjetrit.

Gara mes kandidatëve presidencial është shumë e ngushtë, meqë sondazhet e fundit tregojnë për afërsinë në vota që kanë ata.

Debatet e tilla, të cilat në SHBA kanë filluar kaherë, kanë sjellë ndryshime në zgjedhjet presidenciale.