​Hidhen dyshime për bllokimin e hetimeve për vrasjen e gazetares

Bashkëshorti i gazetares tashmë të ndjerë të Maltës, Daphne Garuana Galizia ka hedhur pretendime se interesa të caktuara politike po bllokojnë hetimin e vrasjes së bashkëshortes së tij nga tre persona tashmë të akuzuar për këtë rast.

Daphne Caruana Galizia, gazetare e njohur në Maltë, e cila ka raportuar për afera të ndryshme korruptive, ishte sulmuar me bombë në makinën e saj në tetor të vitit të kaluar.

Në intervistën e tij të parë pas gjashtë muajve që prej vrasjes së bashkëshortes së tij, Peter Caruana Galizia pretendon se interesat politike po e bllokojnë gjykimin e tre burrave të dyshuar për vrasjen e Daphnes.

“Për ne është e qartë se tre personat e akuzuar deri më tani janë thjeshtë disa të kontraktuar nga një palë tjetër,” ka thënë ai. “Bijtë e mi dhe unë nuk jemi të bindur se qeveria jonë me të vërtetë dëshiron të vendosë se kush i ka dërguar ata, për shkak se këta persona janë në fakt shumë afër qeverisë sonë. Për këtë arsye nuk mund ta dimë kurrë të vërtetën”, ka deklaruar ai për gazetën britanike “The Guardian” në një intervistë të botuar sot.

Të akuzuarit për vrasjen e saj kanë mohuar fajësinë, ndërsa Policia siç raporton “The Guardian” ende është duke prezantuar prova para një kolegji juristësh që do të vendosin nëse ka prova të mjaftueshme që tre personat e akuzuar do të gjykohen për vrasje apo jo.

Qeveria e Maltës anën tjetër thotë se Policia ‘nuk po lë gurë pa lëvizur’ për të gjetur prova. Ministria e Drejtësisë në Maltë ka ofruar një shpërblim prej 1 milion euro për informacionin që çon tek të gjithë ata që mund të kenë urdhëruar bombardimin e makinës së gazetares Daphne Galizia më 16 tetor të vitit të kaluar.

Foto “The Guardian”

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme