​Me marsh kërkohet bashkimi i të gjitha trojeve shqipfolëse

Nga përfaqësues të shoqatës “Çamëria” të Kosovës, shoqatës patriotike të Shqipërisë, liderë të Luginës së Preshevës si dhe dhjetëra qytetarë u kërkua bashkimi i Luginës së Preshevës me Kosovën, duke mos lënë anash as trojet tjera shqiptare.

Marshi nisi nga Biblioteka Kombëtare, në krye me një flamur me mbishkrimin “Çamëria” dhe vazhdoi deri te sheshi “Skënderbeu”, ku organizatorët mbajtën fjalime.

Kryetari i shoqatës “Çamëria”, në Kosovë, Nexhmi Muçiqi, tha se sot kanë dalur për të treguar se populli shqiptar do bashkimin.

Ai po ashtu tha se këto shoqata nuk janë pjesë e ndonjë partie, me ç’rast edhe përshëndeti idenë e Presidentit Hashim Thaçit për bashkimin e Kosovës Lindore më Kosovën. Muçiqi: Politikanët shqiptarë nuk guxojnë të vulosin copëtimin e trojeve shqiptare.

Kurse përfaqësuesi i Luginës së Preshevës, Ragmi Mustafa tha se për Luginën kjo është një ditë madhështore. Ai tha se ka ardhur momenti që Lugina të mos quhet Kosovë Lindore, por lindje e Kosovës.

Ai po ashtu kërkoi që të hiqet taksa 10 përqind për bizneset shqiptare në Luginë.

Kurse kryetari i shoqatës patriotike “Çamëria” në Shqipëri, Driton Sejko tha se sot kanë ardhur t’i përkrahin banorët e Luginës.

Qytetarët marshuan me pankarta që përcollën mesazhe se Shqipëria, Kosova, Ilirida, Çamëria, Sanxhaku, Mërgata e Malësia janë me Luginën.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme