1 muaj burgim për falsifikim të parave

Gjykata Themelore e Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurit me iniciale L.D. nga fshati Celina, Komuna e Rahovecit, dhe masën e arrestit shtëpiak ndaj të pandehurës me iniciale A.D. nga fshati Xerxa, Komuna e Rahovecit, në kohëzgjatje prej një (1) muaji.

Ata, janë dënuar për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer secili veç e veç veprën penale, falsifikimi i parasë.

Pas ndalimit nga patrulla e policisë të automjetit “Audi” të cilin e drejtonte i pandehuri me iniciale L.D. dhe si bashkudhëtare e pandehura me iniciale A.D., dhe gjatë kontrollës janë gjetur monedha metalike në vlerë të përgjithshme prej 1000 (njëmijë ) euro të cilat dyshohen të jenë të falsifikuara, dhe një sasi e cigareve prej 96 pako të cilat dyshohen të jenë blerë me para të falsifikuara.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme