Vret fqinjin për shkak të plehut

Grindja për shkak të plehut në mes të fqinjëve, e xhiruar më 1 shtator në Teksas, ka përfunduar me të shtëna vdekjeprurëse.

Gjithçka kishte filluar si grindje në mes të fqinjëve në Abilene, në Teksas, shkruan në raportin policor, transmeton Washington Post. Dy familje kanë debatuar për atë se ku do ta deponojnë plehun në rrugën e tyre. Ofendimet u shndërruan në kërcënime, e në fund babë e bir të armatosur e qëlluan për vdekje fqinjin 37 vjeç.

Howard është vrarë para syve të vëllait dhe të fejuarës në martesë joformale, Kara Box, e cila e xhiroi vrasjen me telefon mobil.

Policia e arrestoi John Millerin 67 vjeç dhe Michael Miller 31 vjeç, babë e bir, të cilët u akuzuan për vrasje të Aaron Howardit.

Sipas deklaratës së Box, dysheku (i cili mund të shihet në xhirim në mes të Millerëve të armatosur dhe Howadit) ishte arsyeja kyçe për grindje. Box dhe Howard e kanë gjuajtur dyshekun në pleh disa ditë më herët, të cilin ditën e vrasjes, më 1 shtator, e gjetën në pronën e tyre. Howard e ktheu përsëri në pleh, ndërsa Millerët përsëri e larguan atë. Atëherë filloi grindja. Box pretendon se John Miller e nxori pistoletën, ndërsa i biri së shpejti iu bashkëngjitë me një pushkë gjuetie. Atëherë ajo filloi të xhirojë.

Howard është qëlluar dy herë, ka thënë komisari i policisë Stan Standridge në konferencën për gazetarë. Nuk zbuloi ku është qëlluar saktësisht, por ka thënë se Howard vdiq pasi është transportuar në spital.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme